Patateve të pjekura vështirë t’u rezistosh. Janë një ushqim shumë energjik i cili duhet të zëvendësojë karbohidratet e tjera (bukë ose makarona).
Kur ato janë bërë në furrë, kaloritë shtohen, sepse atyre duhet t’u shtojmë edhe vajin për t’u gatuar në mënyrë të përsosur.
Por ky truk i gjysheve tona, që jua zbulojmë në këtë artikull, do të sjellë një gatim të shijshëm në tryezë dhe mbi të gjitha pa përdorur vajin. Si t’i bëni patatet pa vaj në furrë
Qërojini dhe prejini patatet në copa jo shumë të vogla dhe ziejini. Ruajini në një tas me kripë, piper, rozmarinë dhe erëzat që ju preferoni.
Për të gatuar pa vaj, truku që duhet të dini është që të shtoni një lugë gjelle miell misri apo miell të thjeshtë.
Tundeni butësisht enën ku keni vendosur patatet, të mbyllur me kapak për të kombinuar përbërësit.
Piqeni në 220°C për rreth 30 minuta, derisa ato të marrin ngjyrë të artë.