Sekretet e gruas më elegante në botë, nuk do ta besoni kurrë moshën e saj

Një grua 70-vjeçare ka zbuluar sekretin se si ka arritur që të jetë më elegante se kurrë tani në pleqëri.

Një person që e sheh për herë të parë, mendon se ajo është rreth të 40-ve.

Gruaja britanike që jeton në Itali, Norma Williams stërvitet 7 herë në javë.

Ajo ka treguar se nuk ha drekë dhe ruan peshën e saj që të mos kalojë kurrë 60 kilogramë, shkruan Panorama. “Ha ushqim me proteina në mëngjes, gjatë ditës ha nga pak çfarë të dua dhe në darkë vetem perime”, tregon Williams.