Lidi ishte një nga konkurrentët që u fut sëfundmi në shtëpinë e Big Brother VIP megjithatë qëndrimi i tij nuk zgjati shumë.
Ai spikati menjëherë me lojën që bëri sikur ishte vëllai i Heidit, lojë të cilën e mbajti me sukses për ditë me radhë. Por duket se jeta e Lidit jashtë shtëpisë vazhdon vaj dhe këtë e vërtetoi sot në emisionin “Se luan Topi” në Top Channel.
Ai i ka propozuar për martesë LIVE në studio të dashurës së tij Paolës.
“Unë e mbështeta ta plotësonte atë që donte të bënte,” tha Paola e cila i erdhi si surprizë nga Prishtina Lidit.
“Do organizojmë dasmën në kishë, patjetër, me zor po pres ta jetoj atë moment me Paolën,” tha Lidi.
“E kam thënë gjithmonë që je gjëja më e shtrenjtë që unë kam, ti e di sa kemi vuajtur e kaluar bashkë, e sic kam thënë mbrëmë në mesazhin e fundit dua të të kem pranë deri në momentet e fundit të jetës time. Jam njeriu më i lumtur në botë për gjithcka më ke dhuruar, është momenti i duhur që këtë dëshmi t`ja dhurojmë dhe Zotit,” i tha Lidi i gjunjëzuar teksa Poala i tha një po.