Sallata më e mirë për të humbur peshë. Do ta vini re ndryshimin vetëm në një javë!

Sallatat duhet të kenë përparësi në tryezën tuaj, pasi janë të lehta për tu përgatitur, ekonomike dhe plot me vlera ushqyese për organizmin tuaj.

E tillë është receta që ju prezantojmë sot:

Sallatë me kastravec dhe lakër për detoksifikim

Përbërësit:

– 600 gram lakër jeshile

– 400 gram kastravec.

– 1 qepë e bardhë

– 2 lugë lëng limoni

– 2 lugë vaj

– 3 lugë salcë soje

– Piper

Përgatitja:

Pasi keni qëruar lakrën dhe kastravecin i prisni në copa të vogla. I vendosni në një tas dhe shtoni vajin, lëngun e limonit, salcën soje dhe piperin.

I trazoni mirë dhe më pas e vendosni në frigorifer. Pas dy orësh mund ta shijoni. Kjo sallatë ju jep vetëm 75 kalori!/