Saimir Kasemi zgjodhi Merin dhe jo Generdën në finalen e “Love Story”.
Por pas kësaj zgjedhjeje kanë shpërthyer polemikat në rrjet, pasi pakush beson se kjo ishte në të vërtetë një zgjedhje zemre nga ana e tij. Duket se për të shmangur aludimet ngaqë kishte pasur njohje më parë me Generdën, është zgjedhur Meri.
Para dhe pas finales është thënë se vetëm Ilda Lumani besonte se dashuria mes Merit dhe Saimirit po kurorëzohej me sukses. Fakti që nuk pati puthje dhe vetëm një përqafim, madje Meri reagoi shumë orë më pas, tregon se zgjedhje e Saimirit ishte e detyruar nga produksioni.
Gjatë prezantimit Alketa pyeti disa herë nëse kishte ardhur Meri, pasi duket se ka pasur debate të ashpra para dhe gjatë emisionit. Po ashtu, çuditërisht edhe juria foli shumë pak, ndryshe nga netët e tjera. Por çfarë ndodhi në të vërtetë?!
Meri Murrizi, ka reaguar disa orë pasi Saimiri zgjodhi atë në finale, duke shtuar hipotezën se ajo është zgjedhur thjesht për të respektuar produksionin.
“Kur nisa këtë rrugëtim të njohjes me ty në Love Story, nuk e mendoja se përfundimi do ishim unë dhe ti! Mbase ishte e destinuar të njiheshim në këtë mënyrë dhe ndoshta fati ka rezervuar diçka të bukur për ne të dy! Ende më duket sikur jam në ëndërr! Mendoj që është një ndër gjërat më të bukura që ndjenjat tona u bashkuan në këtë mënyrë”, i është drejtuar Meri Saimirit duke bërë “ “tag” edhe produksionin e spektaklit.
Generda Braçe ka shkuar një mesazh në anglisht, ku thotë “Të jesh një vajzë me mëndje, grua e qëndrueshme dhe një zonjë me klas”, duke qenë e ndërgjegjshme se zgjedhja e Saimirit ishte thjesht për të larë hesapet që spektakli të mbyllej pa shumë polemika.
Saimiri duket se bëri një zgjedhje për të shmagur aludimet, ndërsa spektakli nuk iu shpëtoi polemikave. /a.m/NOA.al