Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Molino di Campagna të Italisë.
Një shqiptar, rreth 22-vjeç, i identifikuar si Daniel Tafa ka humbur jetën nga një aksident në punë.
I riu, rreth orës 1: 30 të mëngjesit, po punonte me një makinë për stampimin e ingranazheve industriale, kur një copë e nxehtë i shpoi shpinën, duke i shkaktuar vdekjen në vend, shkruajnë mediat italiane.
Danieli kishte festuar ditëlindjen e 22-të më 24 mars, ndërsa pak orë më vonë kishte shkuar në punë, në turnin e natës. Për ngjarjen ka nisur hetimi, për të zbuluar nëse shkak i incidentit ka qenë mosfunksionimi i makinerisë apo një gabim njerëzor.