Gilberta është konkurentja e “PerPuthen +40”, e cila u deklarua për Ilirin dhe anasjelltas, Iliri për Gilbertën.
Në fund të programit dy të dashuruarit u “detyruan” t’i përgjigjeshin disa pyetjeve të publikut dhe ndër pyetjet që tërhoqi më shumë vëmendjen mediave rozë dhe jo vetëm, ishte tema e martesës.
A janë vërtetë kaq gati për martesë çifti i sapo deklaruar, a po ndíkohen ato nga mosha apo thjeshtë po shijojnë momentin dhe po lënë kohën të vendosi në favor të tyre.No description available.
Pyetja drejtuar çiftit në fjalë ishte tekstualisht “pse nuk martoheni se shkoni shumë?”
Ai që merr guximin të përgjigjet i pari është Iliri, i cili shprehet në anglisht, meqë edhe Gilberta, partnerja e tij e deklaruar në program është një mësuese e gjuhës angleze, “do ta kemi parasysh në work in progres”.
Në fakt, gjatë emisionit u fol për familjen prandaj martesa nuk është asgjë përpara saj, dhe këtë gjë e pohon vetë Gilberta e cila rréfen se njerëzit e kanë ndalur në rrugë edhe për llokume.No description available.
Bora Zemani: Po, shpresojmë t’i kemi edhe llokumet deri në fund të sezonit, pse jo, të gjithë do ishin shumë të lumtur.
Në fund çdo gjë mbyllet me një kërcim, ku edhe kjo ishte një kërkesë nga ndjékësit e zjàrrtë të këtij programi ku shkruajnë “Bëni një kërcim për hatrin tim, ju lutem”
Dhe dyshja ngrihet nën tingujt e muzikës vijojnë me kërcimin e dashurisë, ku shpresojmë që kjo dashuri të jetë përfundimtare për to, pasi sipas opinionit publik, Iliri dhe Gilberta janë cilësuar si çifti më i përputhur i programit në fjalë.