Këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj ka vendosur t’i ëmbëlsojë të gjithë ndjekësve të tij në rrjete sociale me një moment shumë të bukur me vogëlushin e tij, Duam.
Duami shfaqet i mbështetur në kraharorin e të atit ndërsa këngëtari duket se po e shijon pamasë këtë moment babë e bir. “Duami, arushi i babit”, shkruan Albani krah fotos.
Duami erdhi në jetë në janar të vitit të kaluar dhe çifti i vendosi emrin e këngës me të cilën kurorëzuan martesën, ditë e cila përkoi me momentin e paharrueshëm kur zbuluan qe Duami kishte nisur rrugën e tij për të ardhur në jetë.