“Nuk le asnjë sekond pa jetuar plotësisht. Ndoshta prandaj ike kaq shpejt, e pive jetën me një kupë! Për ata që njohën Bujarin e Interpolit, ky është babi i familjes. P.s: Ti e di, gjithmonë bashkë, gjithmonë një shpirt për katër”-kështu do të shkruante në Instagram-in e saj Dojna Mema para afro 3 vitesh në ditën më të vështirë të saj, atë të ndarjes nga jeta të të atit.
E teksa koha kalon, mungesa e tij ndihet akoma edhe më shumë. Ditën e sotme moderatorja e dashur është bërë nostalgjike dhe ka ndarë për ndjekësit e saj një foto të ëmbël nga koha e fëmijërisë, ku ai e mban në krahë.
“Sa do të doja ta kishe mbajtur një herë në krahë Nolan Sol, por ndoshta ti e ke bërë përpara ne të gjithëve. Përgjithmonë goca jote bab.”, ka shkruar ajo duke emocionuar ndjekësit e njëkohësisht duke na bërë të kuptojmë që momentet e bukura ndonjëherë zgjasin pak dhe të kapemi fort pas jetës.