Rusia shpall armëpushim të përkohshëm në dy qytete të Ukrainës ja per cfare arsye

Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve raportojnë se ushtria ruse do të respektojë një armëpushim në dy zona të Ukrainës për të lejuar evakuimin e civilëve.

Në ditën e dhjetë të luftës, ministria ruse e Mbrojtjes thotë në një deklaratë të transmetuar nga agjencitë RIA Novosti dhe Tass se ka rënë dakord për të hapur korridoret humanitare për të lejuar civilët ukrainas të largohen nga porti strategjik i Mariupolit në juglindje dhe nga qyteti lindor Volnovakha.

Ushtria ruse do të ndalojë sulmet që civilët të largohen nga Mariupol dhe Volnovakha. Ministria ruse e mbrojtjes thotë se korridoret humanitare do të hapen në orën 10:00 me orën e Moskës (07:00 GMT).

Burimi: independent.co.uk