Mediat në Ukrainë kanë publikuar disa foto nga sulmet ruse, ku pretendohet se është goditur edhe shtëpia shtetërore e Presidentit Zelensky.
Sipas zëdhënësit të tij, një fragment i dyshuar rakete ka rënë në shtëpinë e presidentit Zelensky (shtëpia e dytë) në Kiev.
Sergii Nykyforov postoi dy fotografi që supozohet se tregojnë copat e raketës në oborrin e shtëpisë në Koncha-Zaspa, në jug të Kievit.
Zëdhënësi tha se presidenti ka reaguar duke thënë: “Ka humbur”.
Autoritetet ukrainase kanë bërë të ditur se 47 persona janë vrarë pas një sulmi ajror rus në qytetin verior të Ukrainës, Çernihiv.
“Më 3 mars, 47 persona (38 burra dhe 9 gra) u vranë nga një sulm ajror rus në një zonë të banuar në Çernihiv”, thanë autoritetet lokale në Facebook.