Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Rudina Magjistari tregohet gjithmonë e rezervuar për jetën private. Mirëpo, së fundmi duket se e ka thyer këtë rregull.
Ajo ndodhet në Egjipt me familjen dhe nuk i ka kursyer fotot familjare në rrjete sociale. Moderatorja ka pozuar krah bashkëshortit duke e shoqëruar foton me disa zemra.
Rudina ka publikuar dhe foto të vajzës, Mias, por pa ia zbuluar portretin.