U bënë shumë vite që Rudina Magjistari është pjesë e televizionit, mirëpo kanë kaluar plot 12 të tillë nga momenti që ajo vendosi të vijë përditë në ekran. Për të celebruar fillimin e sezonit të ri të programit të saj, moderatorja e njohur ka vendosur të bëjë një gjë krejt ndryshe dhe me shumë vlerë: të mbjellë një pemë.
“Kemi vendosur që në fillim të sezonit të ri televiziv të mbjellim një pemë, si simbolikë e vazhdimësisë, jetës, por duke kujtuar edhe ngjarjet e shumta që ka pasur kjo verë që na kanë shqetësuar, na kanë tronditur, na kanë ngjallur trishtim.
Fenomeni i viteve të fundit, ngrohja globale, zjarret e shumta që kanë rënë këtë verë, na kanë bërë të japim një mesazh duke mbjellë një pemë në kopshtet e bukura të Tv Klan”, – tha Rudina ndër të tjera duke kërkuar nga të gjithë që të japin kontributin e tyre, qoftë edhe me gjëra të vogla.