Rudina Dembacaj ishte e ftuar së fundmi në emisionin “Why Not” në Ora News, ku gjatë intervistës me Roza Latin foli për marrëdhënien e saj me bashkëshortin Mark Frrokun.
Ajo tregoi se acarohet shpejt ndërsa nga ana tjetër Marku është gjithmonë ai që e qetëson.
“Unë jam pak natyrë ekstremiste dhe të them të drejtën acarohem shumë shpejt. Fundi është gjithmonë pozitiv deri tani të paktën. Siç e kam deklaruar gjithandej nuk mbaj përgjegjësi se sa më zgjasin marrëdhëniet. Deri tani jam shumë e lumtur, flasim prapë herë tjetër.”, tha Rudina.