Moderatorja e njohur Rudina Dembacaj dhe partneri i saj, ish-deputeti Mark Frroku kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë, pas propozimit të Markut në Cappadocia.
Ata janë martuar në një ceremoni të thjeshtë në prani të kryebashkiakut Erion Veliaj, ndërsa ka qenë vetë moderatorja që ka ndarë lajmin e gëzueshëm me ndjekësit e saj.
“Marku dhe unë me besimin se dashuria është bekim, vendosëm edhe ta zyrtarizonim lidhjen tonë. Gëzuar me një vit mbarë plot lumturi nga familja jonë! Rud&Mark (Shihemi ne dasem)”, shkruan Rudina.