Nëse jeni në kërkim të një pune dhe “rastësisht” jeni dhe edhe mace-dashës, atëherë ka një opsion shumë të veçantë që vjen nga Greqia.
Kjo është historia interesante e një çifti, i cili kujdeset për 55 mace të braktisura, në ishullin grek, Syros.
Çifti ka kërkuar një person që të përkujdeset për to gjatë kohës që ata nuk do të jenë aty, duke iu mbuluar të gjitha shpenzimet, si dhe duke u dhënë një rrogë mujore prej 320 euro.
Joan Bowell, e cila është me prejardhje nga Danimarka, jeton që prej vitit 2010 në këtë ishull, kohë kur ajo ajo dhe burri i saj u zhvendosën aty për arsye shëndetësore.
Postimin për këtë vend pune ajo e ka bërë në Facebook duke thënë se nuk është aspak një shaka por e vërtetë.
“Ofrohet një pozicion shumë i veçantë dhe kushtet e jetesës janë të përfshira në ofertë, në një ishull të vogël grek të quajtur Syros (jo më pak se një parajsë e vogël), për një person që i do macet dhe di të kujdeset dhe t’u falë dashuri atyre”, ka shkruar ajo.
“Ju duhet të kujdeseni për 55 mace gjatë periudhës që unë nuk do të ndodhem në ishull, dhe nëse jeni veteriner apo veterinere, atëherë keni bonus tek paga pas shërbimit mjekësor që do t’u ofroni”, vijon ajo.
Personi që do të shkojë në këtë punë do të jetojë në një shtëpi të vogël me kushte të mira, dhe do të ketë të mbuluar çdo shpenzim, ushqimet për macet apo kujdesin e tyre veterinarë.
“Ju do të duhet të prisni që të merrni macet nga veterineri në rast sëmundjeje, dhe prandaj do duhet të jeni në gjendje të drejtojnë një makinë manuale. Ne jemi të vendosur në një zonë të izoluar natyrore e cila është shumë e qetë në kohën e dimrit, por me turistë gjatë verës”, shkruan
Joan shtoi se puna do të ishte më e përshtatshme për dikë mbi 45 vjeç me një “zemër ari”.
Aplikuesi i suksesshëm do të marrë përsipër “vendin e shenjtë” nga data 1 nëntor 2018. Vizitoni faqen e Facebook për më shumë informacion: Little People Cat Rescue