Luiza Rozova, vajza e Vladimir Putin, një studente në Shën Petersburg, është “kryqëzuar” nga një lumë komentesh në Instagram për pushtimin që sipas ndjekësve mban vulën e babait të saj. ‘A je fshehur në ndonjë bunker si një mi?’, e pyet një ndjekëse.
Rozova, e cila ka 84,000 ndjekës, ndaloi së postuari publikisht pesë muaj më parë, duke ngritur dyshimin se vetë babai i saj, Vladimir Putin, ia kishte ndaluar diçka të tillë.
Kjo vjen mes pretendimeve se Putini ka fshehur anëtarët e familjes së tij në një bunker luksoz të teknologjisë së lartë në një ‘qytet nëntokësor’ në Siberi, i projektuar për mbrojtje në rast të një lufte .
Ditët e fundit përdoruesit e shumtë të Instagram kanë komentuar në postimin e fundit të Rozovës, nga tetori 2021, duke e akuzuar adoleshenten si ‘bijë e nje psikopati”. Asnjë përgjigje nuk ka nga profili i saj.