Ministria e Shëndetësisë: 6732 testime, 1079 raste të reja, 5 humbje jete dhe 804 të shëruar në 24 orët e fundit
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 6732 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1079 qytetarë
Nderkohe diten e sotme Rama njoftoi se Vaksinimi behet me detyrim per administratën
Muaji shtator do të jetë vendimtar për afro 84 mijë punonjës shteti. Ata duhet të bëjnë vaksinën anti-covid nëse duan që të shkojnë në punë. Kjo është kategoria më e gjerë e të përfshirëve në vaksinën e detyruar, pas mësuesve, pedagogëve dhe studentëve.
Ministria e Shëndetësisë thotë se në funksion të këtij procesi të detyruar i gjithë muaji shtator do të jetë i hapur për këdo që dëshiron të vaksinohet. Deri në fund të vitit, pritet që në vendin tonë të mbërrijnë 3 milionë doza vaksinash.