Rritet numri i te infektuarve ne Gjermani ditet e fundit dhe Gjermania pritet te marr masa te reja per te bllokuar infektimin e shumte me koronavirus.
Vendi i pare ne evrope qe hoqi masat dhe lehtesoi karantinen ishte Gjermania.
Por niveli i infektimeve është rritur pasi njerëzit dolën nga karantina dhe bizneset nisën të rihapen.
Autoritetet gjermane në Rhine-Westphalia të veriut kanë rivënë edhe njëherë masat e kufizimit pas shpërthimit të koronavirusit në lidhje me një fabrikë që shërbente për mbështjelljen e mishit.
Karantina u vendos në zona lokale pasi 1 500 punonjës të fabrikës Tonnies rezultuan pozitivë. Autoritetet deklaruan se masat parandaluese në distriktin e Gutersloh do të zgjasin deri më 30 Qershor.
Në këtë zonë jetojnë rreth 360 000 njerëz. Kjo është lëvizja e parë që ndërmarrin autoritet pas heqjes së kufizimeve në Maj. Frika për një rritje të numrit të të infektuarve është shumë e lartë.
Disa prej zyrtarëve të lartë e kanë përshkruar shpërthimin e virusit në fabrikë si një nga incidentet më të mëdha të sëmundjeve infektive në vend.
Tashmë në zonë do të mbyllen të gjitha muzetë, kinematë, palestrat, ndërsa restorantet do të shërbejnë vetëm nëse e merr me vete ushqimin.