Rreshje dëbore dhe shiu në të gjithë vendin : Meteorologia, ja sa pritet të zgjasin

Shqiperia pritet që gjithë javën të përfshihet nga një mot i paqendueshëm me reshje shiu dhe bore ne vendet malore.

Metereologia Lajda Porja bën me dije se reshjet e shiut do të jenë prezentë në të gjithë vendin, duke u zëvendësuar herë pas here me reshje bore në zonat veriore dhe verilindore më të theksuara.

Ndër të tjera ajo është shprehur se do të kemi një rënie të temperaturave në vlerat minimale ku gjatë javës do të shkojë në vlerat deri në -4 gradë.

“Vendi ynë është ndikuar nga kushte të paqëndrueshme duke sjelle reshje shiu në të gjithë vendin. Parashikohet që deri ditën e Premte ne të kemi kushte të paqëndrueshme të motit me vranësira, reshje shiu dhe prezencë të reshjeve të borës në disa zona të vendit.

Gjithashtu pritet që të kemi dhe praninë e erës deri të mërkurën”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera ajo thekson se të njëjtat kushte atmosferike do të jetë e përfshirë edhe Kosova dhe Maqedonia e Veriut