Sipas vendimit të qeverisë Greke per hyrjen ne Greqi nga pika kufitare e Kakavise do jenë në fuqi këto rregulla
Të gjithë pasagjerët që do udhëtojnë nga Kakavia do bëjnë rapit test në tokën Greke. Cilët pasagjër rezultojnë pozitiv nuk do ju lejohen të hyjnë në territorin Grek.
Gjithashtu kush hyn në Greqi nga Shqipëria do duhet të qëndroj 14 dit në karantinë në adresën që ka deklaruar në PLF
Në pikën kufitare të Kakavisë do lejohen të kalojnë 400 persona në ditë.
Rapit test do jenë të detyruar të kryejnë dhe shoferat e mauneve dhe kamionëve. Këta të fundtin nuk është e nevojshme të kenë PLF dhe test RT-PCR
Pika kufitare e Kakavisë do punoj nga ora 7.00 deri në orën 19.00
Pika kufitare e Kapshtices eshte e mbyllur dhe lejohet vetem dalja nga Greqia ne kembe
Dokumentacioni që duhet të kenë me vete për të hyrë në Greqi
Ne Greqi lejohen të hyjnë qytetarë grek, qytetar shqiptarë që kanë leje qëndrimi dhe vënbanim të përhershëm Greqinë. Përveç dokumentacioneve standarte (pasaportë, leje qëndrimi) do duhet të keni këto dokumenta
Test RT-PCR i bërë deri në 72 ore perpara udhëtimit. Testi duhet të jetë nga laborator të çertifikuar nga Ministria e Shëndetësisë Shqiptare. Testi duhet të jetë në anglisht.
PLF i bërë deri ne 24 ore perpara udhëtimit. PLF duhet të jetë i printuar dhe tja tregoni policisë Greke në Kakavi.
Vertetim i tipit B i nëshkruajtur nga juve, ku deklaroni qe udhetoni nga Kakavia per ne qytetin ku banoni. Arsyetimi mund jete qe po udhetoni për në vëndbanimin tuaj të përherëshëm. Per punetoret sezonal kete vertetim do ja u nxjerrin punedhenesit tuaj.
Vertetim E1 ku vertetohet vendbanimi i perhereshem (për ato qe kanë vendbanim te përherëshëm Greqinë.)