Moderatorja Roza Lati ka publikuar disa mesazhe në lidhje me ngjarjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu pak ditë më parë në Fier.
Ajo ka biseduar me hallën e Mateos ku ndër të tjera thuhet se fëmija është me shenjat kanë qenë evidente. Halla bën me dije se ata kanë hetuar në mënyrë private dhe e kanë parë me sytë e tyre të cilit i është gjetur edhe një tel në gojë.
Ajo vijon më tej se e gjithë ngjarja po komplikohet pasi dyshohet se Klodian Çalamani nuk ka vepruar i vetëm në kryerjen e ngjarjes dhe thekson se tek familja e Mateos nuk ka shkuar asnjë uniformë policie që t’i pyesë dhe të hetojë dhe se instancat përgjegjëse nuk kanë marrë masa paraprake, ndonëse ndaj Çalamanit ishin bërë shtatë denoncime. Më poshtë jepet vidoe e publikuar nga Roza Lati në TikTok, ku tregon bisedën që ka patur me hallën e vogëlushit.