Sulmuesi i Mançester Junajtid, Cristiano Ronaldo, ka postuar një foto emocionues të tij duke mbajtur vajzën e tij të porsalindur të shtunën, më pak se dy javë pasi vëllai i saj binjak nuk arriti te jetonte.
Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez, 28 vjeç, zbuluan se djali i tyre nuk arriti te jetonte në lindje më 18 prill, por vajza e tyre mbijetoi.
37-vjeçari tani ka shpërndarë një imazh bardh e zi të tij duke përqafuar foshnjën, shoqëruar me mbishkrimin “Përgjithmonë Dashuri” së bashku me një emoji me zemër dashurie në Instagram.
Çifti kishte njoftuar tetorin e kaluar se ishin në pritje të binjakëve dhe Georgina zbuloi se mbante një djalë dhe një vajzë në një video prekëse ku shfaqeshin fëmijët e tyre më të mëdhenj.