Romeo “pajton” Borën dhe Donaldin, gjesti që bën për vëllain binjak i thotë të gjitha

Tani që Donald Veshaj ndodhet brenda shtëpisë së BBV, Instagrami i tij menaxhohet nga vëllai binjak Romeo.

Ky i fundit i ka bërë folloë Borës, që pas episodit të fundit të të vëllait me të dashurën e zemrës së tij para kamerave. Bora ia ka kthyer dhe në rrjetet sociale mes ish-çiftit gjithçka është kthyer si më parë.

Rikujtojmë se për 3-vjetorin e lidhjes së tyre Donaldi i dhuroi asaj një varëse dhe një pako me ëmbëlsira me të cilat moderatorja postoi një foto dhe mesazhin se i kishte marrë.

Pritet vazhdimësia e lidhjes së tyre pas përfundimit të eksperiencës së aktorit vlonjat në BBV.