Rritet numri i te infektuarve ne greqi 30 nga 97 rastet përfshijnë udhëtarët e ardhur nga jashtë, thanë autoritarët dhe duhet patur kujdes
Numri i rasteve të konfirmuara të koronavirusit tani është 3,049 por shpresojme qe ky numer te ulet dhe greqia po perpiqet qe te vere rregulla me te forta per distancimin social.
Meqënëse numri i infeksioneve nga koronavirusi tregoi një rritje të papritur në ditët e shkuara në Greqi, autoritetet shëndetësore po rifillojnë paralajmërimet e përditshme publike për t’i sensibilizuar grekët për rrezikun që u kanoset nga mosrespektimi i masave.
“Ne duhet të jemi në gatishmëri, duhet të jemi vigjilentë dhe duhet të kuptojmë se çështja e evolucionit të virusit lidhet me secilin prej nesh individualisht,” tha Zv.Ministri i Mbrojtjes Civile Nikos Hardalias për Agjencinë e Lajmeve Athinë-Maqedoni të hënën.
“Virusi është në rënie, por kjo nuk do të thotë se ka ikur”, paralajmëroi ai, ndërkohë që grekët ishin dyndyr në plazhe dhe në pikat e pushimeve për fundjavë.