Në mbledhjen e fundit me kryebashkiakët, Edi Rama ka folur edhe për krizën energjitike. Ai ka thënë se më e keqja nuk ka ardhur akoma dhe për këtë ka këshilluar qytetarët që të kursejnë, edhe pse vetë ministritë nuk po e bëjnë një gjë të tillë.
Gjithashtu do të ketë edhe ndërprerje të energjisë në orare të ndryshme.
Sipas Ramës njerëzit duhet të mësojnë të jetojnë në kohë të vështira.
Rama tha:
Është përgatitur plani i shkurtimeve. Flasim edhe deri në shkurtime tërësore të furnizimeve me energji. Ne e kemi bërë këtë plan, por është emergjence. Njerëzit duhet të fillojnë të kursejnë. Ne e kemi bërë këtë plan, por është emergjence. Njerëzit duhet të fillojnë të kursejnë. Pse duhen ndezur dritat tani? Pronarit këtu nuk i vjen fatura e merituar se po t’i vinte, edhe librat do t’i lexonte me neonin e rrugës në darkë. Kjo është gjëja me të cilën duhet të merremi. Edhe ju duhet të përfshihemi. Jo vetëm kur kërkoni dopio ura, të kuptoni që vizioni është i duhuri por jo momenti, por edhe të sensibilizohen njerëzit. I keni parë shepnzimet e energjisë elektrike në bashki? Shikojini. S’po themi gjëmoni sustat për të fikur dritat në kryeministri edhe kur s’ka krizë, por mentaliteti i të jetuarit në kohë të vështirë duhet të kultivohet që të bëjmë cfarë mundemi.