Mbrëmjen e kaluar në emisionin e fundit të “Dua të të bëj të lumtur” ishte Arditi.
Me siguri e mbani mend djalin nga Elbasani që ftoi në emision Loredonën, vajzën që i kishte shkruar në Instagram, pasi i kishte ngelur fiksim.
Loredana e refuzoi duke i thënë se është në dashuri me një djalë tjetër.
Megjithatë, mbrëmjen e djeshme, Arditi ishte sërish në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.
Në natën finale të emisionit, Arditi rrëfeu se çfarë ka ndodhur me të që pas transmetimit të emisionit.
Në fillim ai tha se si i lindi ideja për të ftuar Loredonën në emision.
“Ishte 80% dashuri për të, ndërsa 20% ishte dëshira për të ardhur në emision”, tha Arditi.
“Mbas emisionit, kam qenë ditët e para pasi është transmetuar pjesa, kam qenë pak me ankth, se çfarë se qysh si tek… por tani s’më bën përshtypje fare”, u shpreh ai.
“Prisja gjykime nga më të ndryshmet, por i lashë çdo gjë”, tha Arditi. Arbana i tha se ka patur nga ata që kanë qenë shumë agresivë në MEME, për shkak të rastit të Arditit. “Si ndryshoi jeta jote pas emisionit?”, e pyeti Arbana.
“Ndryshoi papritur, komplet. Ndodhi diçka e bukur për mua se u bëra person publik, edhe pse jam i çiltër, i drejtë, por u bëra person publik. Tani për momentin pres që të arrij atje ku dua, të arrij famën time. Dua të bëhem i famshëm”, tha Arditi.
Si shkon me jetën dashurore?
“Më mirë… tani kam të dashur, nëpërmjet Instagramit e kam gjetur. Tani s’kam ç’të bëj… më propozojnë vetë”, u shpreh ai.
Në sallë shpërthyen të qeshurat.
“Ajo korçarja më bëri rolin e të vështirës deri dje. Tani më propozojnë vajzat dhe bëj unë rolin e të vështirit”, tha Arditi.
Në fund, Arbana i kërkoi që mos t’i ngacmonte më vajzat në Instagram./meganews.al/