Reshjet e borës janë rikthyer të dielën e këtij 6 prilli në zonat veri-lindore të vendit, pas një uljeje të menjëhershme të temperaturave.
Aktualisht raportohet se qytetet e Dibrës, Kukësit dhe në Tropojë ka prani të reshjeve të borës deri në 20 centimetra.
Për shkak se shumë shoferë janë kapur të papërgatitur, bora ka shkaktuar probleme në trafik në disa akse rrugore, veçanërisht në rrugën e Arbrit.
Ndërsa në disa fshatra të Tropojës raportohet për ndërprerje të energjisë elektrike.
Dëbora e pazakontë në këtë periudhë ka përfshirë edhe vendet e tjera të rajonit, nga veriu i Greqisë, Maqedoni dhe deri në Kosovë.
Pritet qe ne fundjave te rikthehen serisht ditet e ngrohta dhe pranvera te rikthehet serisht ne vendin tone.