Po bëhen pothuajse tre muaj që nga ndërprerja e transportit urban neper qytete, dhe keto para pandemisë raportonte mbi 300 mijë pasagjerë në ditë.
Me rihapjen e shumë aktiviteteve, mbyllja e ketij sherbimi përbën shqetësim për qytetarët, të cilët pjesa me e madhe duhet të ecin me shume në këmbë per te shkuar neper destinacone te ndryshme, ndërsa te tjere që i kanë mundësitë me te mira përdorin taksitë.
Mirepo deri tani ende nuk flitet për rifillim e tij, për sa kohë që është e pashmangshme ruajtja e distancës mes pasagjerëve dhe konsiderohet ende si një nga sektorët më të riskuar sa i takon përhapjes së pandemisë së Covidit.
Por per qytetarët tashme ka ardhur koha që të hapet edhe ky sektor sepse sipas tyre, në këtë moment kur gjithçka është rihapur në vendin tonë, duket e papranueshme të mos ndodhë kjo gjë edhe me transportin pasi qe njerëzit nuk mund ta përballojnë marrjen e një taksie për çdo nevojë që kanë.
Shoqatat e Transportit Ndërqytetas kanë planifikuar që javën e ardhshme t’i drejtohen qeverisë për të mësuar se çfarë do të ndodhë me transportin publik, si do të veprohet pas hapjes dhe kur do të ndodhë ajo. Kompanitë paralajmërojnë se do të kërkojnë edhe kompesim të humbjeve që kanë pasur këto kohë