Shqiperia do te hapi kufijte ajror dhe tokesore ne date 18 Maj. Kjo do te jete sipas kryeministrit Rama data e rifillimit te udhetimeve pasi eshte deklaruar edh ne Keshillin e Eksperteve.
Madje situata e metejshme per te gjithe ata qe do te hyjne ne Shqiperi me pas do te jete me rregulla strikte te karantimit ne shtepi.
Bashke me keto masa eshte bere e ditur se po rinis edhe hapja e procedurave te shperndarjes se pasaportave dhe kartave ID.
Megjithate udhetimet ketej e tutje nuk do te jen kaq te lehta sepse mendohet qe pervec kostove te biletave qe do te jene me te larta, do te kushtoje edhe pajisja e detyrueshme me pasaporte mjekesore apo kryerja e testeve (200 euro) kur te zbresesh ne vende te huaja.
Sipas raportit të fundit nga Organizata Botërore e Turizmit (UNWTO) e Kombeve të Bashkuara, të gjitha vendet e botës janë duke zbatuar kufizimet e udhëtimit. ‘Ky është kufizimi më i madh në udhëtimet ndërkombëtare të vërejtura ndonjëherë në histori dhe, deri më sot. Asnjë vend nuk ka hequr kufizimet e vendosura si përgjigje të krizës,’ theksonte UNWTO.
Keshtu qe ende do te jete e pamundur udhetimi per pushime me kilometra larg pasi 45% e destinacioneve turistike i kane kufijte e mbyllur per turistet.
30% i kanë pezulluar, tërësisht ose pjesërisht, fluturimet ndërkombëtare, 18% ndalojnë hyrjen për udhëtarët nga vendet specifike ose për atë që kanë qenë në tranzit në destinacione specifike ndërsa 7% ose zbatojnë masa që lidhen me vizën, ose zbatojnë masa të ndryshme siç janë karantina ose vete izolimi për 14 ditë .