Mesa duket tashme po shfaqer në horizont shpresa për një vaksinë ndaj koronavirusit. Në Britani eshte zhvilluar nje prove qe ka dhene shenja premtuese, pasi u testua tek majmunët.
Eksperimeni ne fjale u zhvillua nga Universiteti i Oksfordit, dhe vaksina qe u provua tek majmunët me sa duket i forcoi atyre sistemin imunitar, dhe nuk i shkaktuar efekte anësore.
Madje u vu re se brenda 28 ditësh nga vaksinimi, të gjitha kafshët kishin antitrupa COVID-19 të prodhuara nga trupi tyre për të zhvilluar imunitet nga virusi
Me pas studiuesit delaruan se primatët ishin në gjendje të luftonin kundër virusit përpara se të depërtonte thellë në mushkëritë e tyre, ku pastaj mund të bëhet fatal.
Rezultatet premtuese vijnë pasi tashmë janë duke u zhvilluar provat e vaksines se Universitetit të Oksfordit në njerëz, dhe rezultatet priten te dalin brenda një muaji.
Shkencëtarët megjithese e komentuan studimin e tyre tek majmunet si ‘shumë inkurajuese’, gjithsesi paralajmërojnë se nuk garantojnë dot të njëjtat rezultate te njerëzit.
Nga zbulimi i tyre doli se një dozë e vetme e vaksinimit tek majmunët dhe minjtë ishte gjithashtu e efektshme në parandalimin e dëmtimit të mushkërive.
Ky eshte nje lajm i mire pasi tregon se vaksina parandalon që sëmundja të shumohet dhe përhapet thellë në mushkëri.