Revani Berati me miell misri

Përbërësit

2 kokrra vezë
100 gr sheqer
100 gr kos
200 gr gjalpë
2 gr sodë buke
125 gr miell misri
125 gr miell gruri
2 gr lëkurë portokalli
300 gr sheqer
150 ml ujë
pak vanilje

Përgatitja
1
Për përgatitjen e revanisë, si fillim, në një tas të thellë hedhim 2 kokrra vezë dhe i rrahim me një tel rrahës. Më pas i shtojmë sheqerin dhe pak më vonë kosin dhe vazhdojmë procesin e rrahjes së përbërësve.
2
Më pas i hedhim pak lëkurë portokalli për të përmirësuar shijen.
3
Duke vazhduar përzierjen me telin rrahës, i hedhim miellin e misrit, miellin e grurit dhe sodën e bukës. I rrahim të gjithë përbërësit deri sa të krijohet një masë homogjene.
4
Marrim një tavë, e lyejmë me pak gjalpë për të bërë të mundur nxjerrjen më lehtë të revanisë.
5
Hedhim në tavë masën e krijuar dhe e fusim në furrë në temperaturën 150 gradë për 30 minuta.
6
Ndërkohë që revania piqet, përgatisim sherbetin. Në një tenxhere hedhim sheqerin dhe ujin dhe e vendosim në zjarr duke e përzierë ngadalë, derisa sheqeri të tretet dhe më pas e lejmë pak mënjanë derisa të ftohet.
7
Nxjerrim revaninë nga furra dhe i hedhim sherbetin në mënyrë të njëtrajtshme.
8
Tani revania juaj është gati.