Djathi është ndër produketet më të shijshme të qumështit. Prandaj edhe përgatitja e tij duhet të bëhet me kujdes dhe sa më i freskët të jetë aq më shumë ka shije.
Më poshtë ju sjellim një recetë për të bërë djath me 1 litër qumësht, një kos dhe gjysmë limoni:
Përbërësit: 1 litër qumësh, 1 kos natyral pa ëmbëlsues, lëngu i gjysmë limoni, 1 metër garzë pambuku, ato që gjenden në farmaci, 1 enë.
Përgatitja: Vendose qumështin në sobë për rreth 15 minuta, nuk është e nevojshme për ta çuar atë në vlim, shtoni kosin dhe lëngun e limonit pak nga pak dhe përzieni përbërësit mirë për disa sekonda.
Tani është e nevojshme ta lini përzierjen të pushojë për rreth 3 orë, ndoshta në një enë aq të gjatë sa blenderi, kështu që hirra (me ngjyrë të verdhë) të ndahet nga pjesa tjetër. Sapo të kenë kaluar 3 orë do të jetë e nevojshme ta mbulosh tasin me garzë, e cila dhe duhet të zgjatet deri në buzët e tasit.
Më pas futeni masën në garzë për ta shtrydhur atë sa më shumë të jetë e mundur. Më pas vendose masën e krijuar në një enë dhe lëre të rrijë për 30 minuta në frigorifer. Sapo të kalojnë 30 minuta, hapni enën dhe nëse dëshironi, shtoni kripë ose erëza të tjera. Nëse i shtoni gjëra të tjera atëherë duhet ta shtrydhni sërish garzën e pas kësaj ta lini të pushojë sërish për 8 orë në frigorifer, pas së cilës djathi juaj i freskët do të jetë gati për t’u ngrënë. Ju bëftë mirë!