Ky byrek ofron furnizim me proteina, të cilat ngadalësojnë përthithjen e sheqerit në gjak. Në këtë mënyrë parandaloni rritjen e glicemisë
Sasia: Për dy persona
Vështirësia: Minimale
Koha e përgatitjes: 10 minuta
Koha e gatimit: 50 minuta
Përbërësit: 400gr gjizë pa yndyrë, 500gr spinaq, dy patate të ziera, kripë dhe piper
Përgatitja: Zieni spinaqin në pak ujë, shtrydheni dhe grijeni. Bashkojeni me patatet e ziera dhe gjizën, duke i hedhur piper dhe pak kripë. Përzierjen e përftuar vendoseni në një tavë të mbuluar me letër furre dhe futeni të piqet për rreth 40-45 minuta në furrë me 200 gradë. Kjo është një pjatë unike./