Receta nga Zonja Vjollca: Byrek trekëndësh me gjizë e kopër (ose spinaq)

Kjo recetë është ideuar dhe gatuar nga Zonja Vjollca.

PËRBËRËSIT:

BRUMI:

400 gr miell

200 ml ujë

1 lugë kafe kripë

1 lugë gjelle vaj

MBUSHJA:

500 gr gjizë

2 tufa kopër

1 vezë

2 lugë gjelle gjalp

Vaj për spërkatje

PËRGATITJA:

Bashkojmë në një tas miell, kripë, vaj dhe ujë të vakët.

Zëmë brumin jo shumë të fortë dhe e punojmë deri sa po ta presim me thikë, të mos ngjitet në të.

E mbulojmë dhe e lëmë të vijë për 15 minuta.

Më pas e ndajmë në kulaçë të vegjël dhe i mbulojmë përsëri kulaçët për 10-15 minuta.

Ndërkohë koprën e kemi larë, tharë dhe e presim hollë.

Në tasin me gjizë shtojmë 1 kokërr vezë, e rregullojmë shijen me kripë , gjalp të shkrirë e vaj ulliri, e më pas shtojmë koprën.

E përziejmë mirë dhe e lëmë mbushjen mënjanë.

Hapim kuleçtë 3 e nga 3 në një rreze 15-20 cm dhe i bashkojmë ato me njëra-tjetrën me pak vaj, më pas i hapim në një petë të vetme.

Pasi petën e kemi hapur mirë, e presim atë në shirita me gjatësi 8 ose 10 cm.

Shpërndajmë pak gjizë me kopër (jo shumë trashë) në gjysmën e petës dhe palosim petën, duke filluar me cepin.

E barazazojmë me petën nga e djathta në të majtë duke formuar një trekëndësh.

Lyejmë një tepsi me yndyrë dhe vendosim trekëndëshat.

Kështu vazhdojmë me të gjithë kulaçkat që kemi bërë.

Pra i bashkojmë nga 3 petë të hapura sa një pjatë e vogël.

I lyejmë me vaj, i bashkojmë dhe pasi bashkojmë i pudrosim me miell.

Hapim petën, e presim, e mbushim atë dhe formojmë byreçkat trekëndësh të cilat i mbushim me ç’të dëshirojmë gjizë apo spinaq.

WhatsApp