Ndoshta keni provuar ta përgatisni shpesh supën me kos. Kjo është receta e vetme që vjen nga arkiva e gjysheve, prej të cilët duhet të mësojmë të gjitha.
Përbërësit:
1 filxhan çaji oriz
2 filxhanë kos
1 qepë të vogël
3 fletë nenexhiku (mente)
1 lugë gjelle salcë domate
Kripë
Piper të zi
Përgatitja:
Merrni 1 filxhan çaji me oriz dhe hidheni në tenxhere. Mbulojeni me ujë të ftohtë, deri në sipërfaqen e orizit. Lëreni të ziejë sa të pijë ujin. Në një tas hidhni 2 gota me kos dhe rrihini bashkë me pak ujë. Hidheni tek orizi i zierë, sa të marrë një valë dhe hiqeni nga zjarri.
Në një tigan skuqni një qepë të vogël, sa të marrë ngjyrën karakteristike. Hidhni një lugë salcë domate, pak ujë të ngrohtë, gjethet e nenexhikut, kripë, piper të zi, lëreni të marrë pak valë dhe hidheni tek supa. Lëreni sa të valojë pak.
Sipas dëshirës, hidhni edhe lëng limoni