Bakllavaja është një nga ato ëmbëlsira që tashmë është bërë traditë për Vitin e Ri. Nëse akoma nuk e keni bërë, dritare.net ju sjell recetën më të mirë, që do ju shijojë e ëmbëlsojë më shumë se kurrë keto festa.
Përbërësit
1 kg miell
4 të verdha vezësh
1 vezë e plotë
Një gotë ujë vaj ulliri
2 filxhanë çaj gjalpë i tretur
1.5 kg arra,
3 gota uji me sheqer për shurupin
2 filxhanë çaji niseshte
Receta më e mirë e bakllavasë!
Përgatitja
Sitim miellin në një tepsi. Hapim një gropë në mes. Hedhim pak kripë, të verdhat e vezëve dhe ujin. Nisim të punojmë brumin me dorë derisa të bëhet një masë kompakte dhe homogjene. E ndajmë në kuleçë të vegjël dhe e lëmë të pushojë përreth një orë. Më pas, nisim të hapim petat një e nga një duke përdorur niseshte në hapjen e shpejtë të tyre. Petët mund t’i hapim një e nga një por edhe 2 ose 3 bashkë, duke hapur pak në fillim kuleçët e duke i vendosur një mbi një e më pas i hapim me petës.
Receta më e mirë e bakllavasë!
Pasi i hapim petët, i lëmë që të thahen pak e më pas i shtrojmë në tepsi. Pasi kemi shtruar gjysmat e petëve hedhim në mes arrat e qëruara e të thërrmuara dhe sipër vendosim sërish gjysmat e tjerave të petave. Në vijim, mbledhim anët e të dyjave shtresave të petëve rreth e rrotull tepsisë. Bëjmë prerjen tipike të bakllavasë në formën e rombeve, sipër hedhim gjalpin e tretur në mënyrë të njëtrajtshme. E fusim në furrën e parangrohur dhe e pjekim derisa bakllavaja të ketë marrë ngjyrë të kuqërremtë. Më pas përgatisim, sherbetin, i cili duhet të hidhet i nxehtë ndërsa bakllavaja e ftohtë. Për përgatitjen e sherbetit përdorim 3 gota me sheqer dhe një gotë ujë./K.C/dritare