Dr Sana, e njohur në Instagram për këshillat e saj për humbjen e peshës dhe ka 44,000 ndjekës, ka publikuar së fundmi postimin e saj në lidhje me ëmbëlsirat e shëndetshme të quajtura brownie me të cilat u gëzuan shumë ndjekës dhe vidjo u bë virale me 16k pëlqime.
Në vidjon e shkurtër Dr Sana shfaqet duke ngrënë tortën, për të cilën ajo pretendon se nuk ndikon në peshën tuaj.
Krahas vidjos ajo shkruan:
“Kur u them pacientëve të mi që duan të humbin peshë dhe mund të konsumoni këtë ëmbëlsirë nuk mv besojnë.
Shumë e thjeshtë, nëse merrni 2 banane, 2 vezë, 1/2 filxhan pluhur kakao dhe i përzieni së bashku derisa të bëhen krem, shtrojeni në një tepsi për pjekjeje, hidhini sipër copëza çokollate (pa sheqer), dhe piqni për 20 minuta në 170 gradë. Në këtë mënyrë ju sapo keni bërë një tortë super të shëndetshme me brownie.”
Në mbishkrimin e postimit më tej, doktoresha u tha ndjekësve të saj “Ruajeni recetën për ta provuar”.
Shumë njerëzve u pëlqeu receta dhe thanë se do ta provonin menjëherë. “Faleminderit për këtë recetë, do ta provoj që sot!”
Ndërsa një tjetër shtoi: “Kjo është ajo që kam kërkuar. Më duhet të humb 80 kilogramë dhe më pëlqejnë shumë ëmbëlsirat, faleminderit për recetën”.
Dikush që e ka provuar tashmë dhe e ka pëlqyer shkruan: “Ju siguroj që është kaq e mirë, unë e përgjysmova recetën dhe e vendosa në mikrovalë për rreth 2 minuta, më pëlqeu shuumë!”