Receta e lengut dhe cajit qe mund te luftojne te keqen me te madhe qe kercenon njeriun nga Blerina Bombaj

Inflamacioni – rrenja e gjithe te keqijave
Inflamacioni eshte reagim i sistemit imunitar per te sheruar nje plage, perballuar nje traume, apo per te luftuar mikrobe dhe viruse patogjen. Ky reagim eshte nje varg reaksionesh kimike ku perfshihen substanca te ndryshme qe trupi prodhon per te shkaterruar “armiqte”. Normalisht, keto reaksione duhet te ndalojne ne momentin qe shkaku largohet. Por, nuk ndodh gjithmone keshtu. Per arsye te ndryshme, te njohura dhe me pak te njohura, shume njerez ndodhen nen nje inflamacion kronik, pasojat e te cilit jane shkaterrimtare per shendetin. Ketu sistemi yne imunitar, ne vend qe te jete mbrojtesi yne, sulmon vete organizmin.

Pasojat e inflamacionit kronik
Jo me kot e kam quajtur titullin se inflamacioni eshte rrenja e gjithe te keqijave per shendetin tone. Nje trup qe eshte gjate gjithe kohes me sistemin imunitar ”te kurdisur” eshte teper delikat dhe i brishte ndaj semundjeve dhe deshtimit te funksionit fisiologjik te organeve dhe sistemeve jetesore.

Inflamacioni i vazhdueshem lidhet me shfaqien e:
Kancerit
Diabetit
Semundjeve te zemres
Artirit
Alzheimerit
Depresionit
Ushqimet qe nxisin inflamacionin
Brumrat e perpunuar (kruasane, patatina, biskota, buke e bardhe, drithrat e gatshem)
Sheqeri i rafinuar (embelsira te gatshme, akullore, krem pasticerie, cokollata te sheqerosura, pudingje te gatshem, etj)
Vajrat vegjetal te rafinuar, margarinat vegjetale
Patatet e gatshme (te skuqura)
Pijet e gatshme me sheqer
Mishi i kuq dhe mishi i perpunuar per sallame, salcice, proshuta
Alkoli i tepruar
Ushqimet e mykura, kryesisht me te prekurat jane arrat, farat, kikiriket
Menyra e jeteses
Jeta sedentare, konsumi i alkolit, duhanpirja dhe sidomos STRESI jane faktore qe gjithashtu kontribuojne ne zhvillimin e inflamacionit kronik.

Ushqimet qe luftojne inflamacionin
Ushqimet dhe pijet qe fatmiresisht ndikojne pozitivish ne stabilizimin e reaksionit inflamator jane ushqime te cilat permbajne fitokimite me veprim antioksidues te fuqishem, pigmente bimore, acide lyrore esenciale dhe vitamin qe forcojne imunitetin:

Domatet
Vaji i ullirit ekstra i virgjer, farat e linit
Bizelet dhe fasulet e kuqe
Zarzavatet me gjethe jeshile te forte si spinaqi, pazite dhe lakrat e zeza
Brokoli
Arrat dhe bajamet, (kujdes me cilesine e tyre sepse shpesh rrezikohen nga myku)
Peshku si sardelet, peshku ton, trofta e eger
Fruta si manaferrat, qershite e tharta, boronicat, luleshtrydhet, sheget, rrushi, fiqte, mollet & portokalli
Cokallata e zeze, e paperpunuar
Caji jeshil
Aloe Vera – xheli i saj eshte nje antiinflamator i provuar ne shekuj
Xhinxheri – erze me veti te fuqishme kunder inflamacionit
Kurkuma (turmeric) – erze indiane me vetite me te fuqishme antiinflamatore nder ushqimet dhe bimet ne toke
Nuk mjaftone zgjedhja e ketyre ushqimeve, ato duhen perfshire ne nje regjim te shendetshem se bashku me levizje te shpeshta dhe pa abuzime. Dieta Mesdhetare eshte regjimi ushqimor me i persosur per te forcuar imunitetin dhe per te shmangur inflamacionin kronik.

Mos harroni
Inflamacioni kronik eshte i lidhur me menyren modern te jeteses dhe me pasoja shkaterrimtare. Frenojeni perpara se t’ju ver per poshte shendetin dhe te jete teper vone per ta korrigjuar.

Pije qe luftojne inflamacionin
Recete 1 – Leng i shtrydhur
50ml aloe vera xhel*
1 molle jeshile
1 kivi
1 tufe spinaq te fresket
1 cope xhinxher te fresket
pak gjethe rigoni te fresket ose rozmarine
I shtrydhni te gjithe perberesit njeri pas tjeterit dhe me pas i bashkoni me xhelin aloe.
*Nese nuk keni xhel aloe vera mund te perdorni lengun e 1 kastraveci.

Recete 2 – Caj i ngrohte
Vini ne zjarr 1 filxhan uje dhe e zjeni bashke me:

3-4 kokrra piper
1/2 luge turmerik
pak xhinxher te fresket
1/2 luge kanelle
3-4 karafila
2-3 boce kardamom
Pasi i zjeni e hiqni cajin nga zjarri dhe i hidhni 1/2 luge mjalte cilesor. E konsumoni cdo mengjes dhe mbremje.
*Perberje te gatshme me te gjithe erzat e nevojshme per kete caj -pervec turmerikut, mund te gjeni ne dyqanin ATSH caffe, prane 21 Dhjetorit, perballe me shkollen Sabaudin Gabrani, me emrin Chai pure.

Blerina Bombaj