Qendra Ciklone ka përfshirë Mesdheun, e cila është afruar drejt vendit tonë duke shkaktuar stuhi ere të vrullshme dhe reshje shiu me intensitet të lartë në zonën e Shkodrës. Sipas meteorologes Rezarta Xhakollari, studia do të vazhdojë deri pas mesnate në vendin tonë.
Era do të jetë mbi 30 m /sek dhe dallgeëzim të lartë mbi 8 ballë.
Moti per kete jave
SIpas SHMU, për javën që presim përpara, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme dhe mot që mund ti përshtatet fare mirë shprehja “as mish as peshk”.
Kjo situatë vjenë si pasoj e “mbërthimit” të disa qendrave të presionit të ulët pozicionuara për të gjithë javën mbi rajonin e pellgut të Mesdheut.
Në këtë mënyrë duke filluar që nga dita e nesërme (e Hënë) moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por edhe alternime të herëpashershme me diell (kthjellime).
Në momentin e vranësirave të dendura; reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave por hera-herës, lokalisht dhe në periudha afatshkurtra rrebeshe shoqeruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.
Dita e Martë parashikohet kryesisht me diell e vranësira kalimtare deri të dendura por edhe reshje shiu të dobta dhe lokale kryesisht në orët e mbrëmjes.