Ish-infermierja në qendrën për të moshuar “Orenda” ka reaguar pas kritikave që iu bën rreth videos që u shpërnda bashkë me të moshuarën që u sulmua nga Aurona Pelaj.
D.S. më tutje tregon se videon e ka shpërndarë të tregoj se si ka kaluar kohë të mira me të moshuarën gjatë kohës sa punonte aty, dhe tregon se nuk është shtyrë nga qendra për të moshuar “Orenda” të bëj këtë postim siç thuhej në reagime dhe tregon se me atë kompani nuk ka asnjë lloj kontakti. Më tutje gjatë një shkrimi i ka kërkuar falje familjarëve te të moshuarës nëse janë ndjerë të prekur pas këtij postimi.
Më poshtë reagimi i plotë i saj pa ndërhyrje:
Edhe një sqarim i fundit publik,pas tronditjes së fundit që ka kapluar vendin!
Unë si ish-puntore e Rezidences Orenda,ndjehem e shokuar per lajmet e fundit pas rastit.
Edhe një herë bëj të ditur se pas largimit tim nga ajo qender, nuk kam asnjë kontakt me ata të rezidences në fjalë.
Pas një periudhe, unë e kam lën punën në Orenda. Kam reaguar në atë mënyrë pasi që e kam parë të nevojshme që të shprehi mllefin per rastin duke reflektuar pozitivitet për punën e palodhshme që kam bërë aty.
Nuk kam dashur që unë tjem publike kur është bërë e ditur në mendia, por çdo gjë rrjedhte shumë shpejt dhe nuk jam pyetur nga askush nese kisha dëshir apo jo. Nuk kam dashur qe dikush të mendoj se unë po mundohem të cenoj privatësin e dikujt, ne kemi pas shumë rezidentë aty që ishin por që asnjëher nuk jan publikuar ose shfrytëzuar për qëllime qofshin publike apo diqka tjeter,po doja të bëja të ditur se jo t’gjithë infermierët janë njësoj. Ne infermierët e liqencuar duhet shumë kohë e mund për t’arritur aty.
Ne kemi infermier të cilët bëjn punën e tyre vullnetare përball çdo rreziku e askush nuk përmend kto. Prandaj kërkoj falje nëse janë prekur familjarët e zonjës në fjalë dhe të mendojnë se kam perfituar nga ajo punë, ose jam detyruar ta bëj. Thjeshtë pas dhimbjes nga rasti kom shpreh vullnet me tregu se qysh unë kam kalu kohën aty.
E sa i përket kti lajmi që pashë. Pikërisht këto lloj i vendimeve na shtyjnë shumicën çdo ditë që të braktisim vendin tonë. Për këto arsyje mbesin repartet e zbrazëta! Këto jan mendimet e mia personale dhe kam të drejt ti shprehi.