Reagon babai i Einxhelit pas akuzave të Donaldit: Publikoni kontratat dhe dëshmitë, ose do t’i kërkoj në institucionet shtetërore

Moderatorja Einxhel Shkira është një prej banoreve më të diskutuara në shtëpinë e Big Brother VIP.

Në spektaklin e së martës, ajo zhvilloi një debat të zjarrtë me aktorin Donald Veshaj, duke diskutuar për ngjarje që kishin ndodhur jashtë shtëpisë.

Ndër të tjerash u përmendën akuzat si papërgjegjësi në punë, vonesa dhe përjashtime nga puna – që lidhen me emisioni ne përbashkët që dikur dyshja drejtonin.

E teksa kjo çështje ka ngjallur interesim të madh edhe nga jashtë, duket se një reagim i fortë ka ardhur nga babai i moderatores.

Piktori Muzafer Shkira, në një status të bërë publik në rrjetin social Instagram, ku ka kërkuar nga personat që kanë ngritur akuza ndaj bijës së tij për papërgjegjësi në punë, që të publikojnë dëshmitë financiare që ajo ka qenë e punësuar në programin në fjalë.

Ky është reagimi i tij i plotë:

“Lidhur me komente shumë të njëanshme jashtë debateve në BBV midis Einxhelit dhe banorit Donald, në lidhje me largimin nga puna apo moskorrektësinë e Einxhelit do doja të dija:

1. Kontratën e punës të firmosur nga të dyja palët me të gjitha kushtet që ajo përmban për rolin e saj në spektaklin e pretenduar dhe hapësirën e saj në ekranin e Vizion Plus TV. Oraret, kërkesat dhe detyrimet e të dyja palëve. Kjo e vulosur tek noteri. Si dhe pagën e punës së saj për aq kohë sa mendohej kohëzgjatja.
2. Dua të më tregojnë borderonë e financës ku i është dhënë rroga Einxhelit, të firmosur nga vet ajo.
3. Kërkoj nga subjekti apo produksioni i këtij spektakli apo zyra e personelit motivacionin zyrtar të largimit nga puna të firmosur nga të dyja palët. Përpara se këtë ta kërkoj nga institucionet financiare shtetërore që merren me këto punë.

Debatet banale dhe pa vlerë të bëra në audiencën e BBC nuk mendoj se janë më të ashpra sesa një situatë e përsëritur nga këto subjekte në lidhje me produksionet e tyre. Korrektësia në punë gjithmonë është zyrtare dhe me kushte, aspak shoqërore dhe kafeneve. Pasi di prezencën time që dy binjakët kanë premtuar të tjera gjëra për angazhimin e Einxhelit pranë tyre – babai i Einxhelit”, ka shkruar Muzafer Shkira në InstaStory.

Einxhel përndryshe është nominuar këtë javë së bashku me: Arjolën, Beniadën, Donaldin dhe Monikën – njëri prej të cilëve do të lërë shtëpinë të premten. /Telegrafi/