Raporti mes moderatores Kiara Tito dhe këngëtarit Luiz Ejlli është një nga tema e diskutimit brenda shtëpisë së Big Brother Vip por edhe në mediat rozë.
Gjatë mbrëmjes së kaluar ka patur disa hatërmbetje mes dyshes, duke e bërë Luizin të dyshojë se moderatorja po luan me të.
Ai është shprehur se nuk arrin ta shohë dot qartë se çfarë ndjen ajo për të, pasi ka shumë ndjenja për, ndaj dhe ka pyetur banorët e tjerë se si e shohin marrëdhënien mes tyre.
Efi e ka këshilluar që të mos tërhiqet, ndërsa në një bisedë me Kristin, Luizi është shprehur se po lodhet dhe do të tërhiqet.
Por nga ana tjetër nuk do ta humbasë apo të marrë një vendim të gabuar që mund të ndryshonte gjërat për keq dhe ta kthente gjithcka kundër tij.
Ndër të tjera, ai i ka shprehur Kristi Aliajt se ka dyshime se mos ajo po luan me të dhe kjo gjë do ta zhgënjente shumë, pasi ka ndjenja shumë të forta për Kiarën.