Kryeministri Rama nga Amerika ka folur për ceshtjen lidhur me raportin mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Ramës “e kemi diksutuar dhe me sekretarin Blinken nevojën për thellimin e dialogut mes Serbisë e Kosovës dhe të arrihet në një përfundim të shumëpritur”.
Lidhur me nismen e Ballkanit te Hapur, Rama tha se administrata e re e SHBA “eshte 100% në mbështetje të Ballkanit të Hapur”. “Jam shumë i kënaqur që administrata e re amerikane e ka përqafuar 100% nismën e Ballkanit të Hapur, do të kemi gjëra të reja dhe të bukura në muajt në vijim”, tha Rama.