Ra kjo zi/ Covid-19 i merr jetën profesorit të njohur shqiptar: Të gjithë e donin shumë

Artan Boriçi, fizikant i njohur, profesori i talentuar i Universitetit të Tiranës, akademik i asociuar dhe anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, është ndarë nga jeta mbrëmjen e 25 marsit, në moshën 56-vjeçare.

Artan Boriçi u bë anëtar i Akademisë së Shkencave në vitin 2020. Kryesia e Akademisë së Shkencave e tronditur nga lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të akad. asoc. Artan Boriçit. I shpreh ngushëllimet familjes dhe të afërmve, anëtarëve të Akademisë së Shkencave, trupës së profesoratit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, ku ai ushtroi veprimtarinë e tij akademike dhe universitare, brezave të studentëve që u formuan me dijet dhe etikën e tij, që i la në pikëllim.

Homazhet në nderim të akademikut të asociuar Artan Boriçi, duke respektuar masat anticovid (mbajtje maske, distancë fizike dhe shmangie grumbullimi), do të mbahen tek Libri Akademik në Akademinë e Shkencave, sot më datë 26 mars 2021, nga ora 13.00-14.00.