Qyteza e bukur e ndërtuar mbi koder e quajtur Kamarata, në ishullin e Siçilisë, ka shumë godina të boshatisua prandaj Kryebashkiaku Vincenzo Giambrone i ka mbushur mendjen pronarëve të shtëpive që të dorëzojnë çelësat dhe godinat e vjetra të ripopullohen me banorë të rinj.
Kushti i vendosur nga kryebashkiaku është që banesat të rinovohen, ndërsa për çiftet që kanë një fëmijë, do të ketë para’ bonus.
Banorët që do te vendosin të vijnë aty, duhet të paguajnë 5000 euro si depozitë dhe ta rinovojnë shtëpinë brenda 3 viteve. Pasi të jetë kryer rinovimi, 5000 eurot do të kthehen mbrapsht.
Shtëpitë mund të përdoren për të banuar ose mund të kthehet në një biznes të tipit Bed and Breakfast, dyqan ose restorant. Çiftet që do të lindin fëmijë në qytet do të kenë 1000 euro bonus.
Kryebashkiaku tha për CNN Travel: “Nuk e shikoj dot bosh këtë vend të mrekullueshëm dhe historik. Më dhemb shumë”.