I ftuar në emisonin START, në SCAN TV, gazetari Norel Zaimi foli mbi një nismë të ndërmarrë së fundmi për të rishikuar emrat e disa prej qyteve të Shqipërisë dhe për të rikthyer toponimet e dikurshme ilire.
Nisma vjen me qëllimin për të promovuar vlerat reale të kulturës si dhe për ti rikthyer vlerat historisë shqiptare.
Sipas gazetarit Norel Zaimi deri më tani është arritur të rikthehet një prej emrave të dikurshëm, duke sjellë kështu ndryshimin nga Ura Vajgurore në Dimal, që merr edhe kuptim, pasi Dimal do të thotë dy male, që shpjegon edhe pozicionimin mes malit të Tomorrit dhe atij të Shpiragut.
Pas ndryshimit të emrit hapi i radhës janë përpjekjet e Bashkisë së Dimalit për të rinisur gërmimet arkeologjike.
Në vijimësi të kësaj nisme pritet që shumë shpejt të kemi një tjetër emër të ndryshuar ka bërë me dije gazetari Norel Zaimi.
“Po bëjmë një lobim sepse është shumë e rëndësishme sot në Shqipëri që ne të risjellim historitë tona antike, trashëgiminë iliro-arbërore dhe pse të mbajmë emra pushtuesish sllavë . Mendohet që anës kodrës së Pajovës ndodhet qyteti i Klaudianës dhe kjo është nisma jonë e fundit dhe mund të kemi një emër bashkie Klaudiana së shpejti.”
Deri më tani nuk është miratur ende por takimet kanë filluar e shumë shpejt Peqini mund të ketë një tjetër emër.