Pas tërmetit të fuqishëm që u regjistrua ditën e djeshme në Shqipëri, në vendin tonë po vjen stuhia e dëborës. Raportohet se pjesa lindore e Shqipërisë ndodhet nën reshjet e dëborës prej pasdites së sotme.
Ndërkohë, ato do të arrijnë deri në Shqipërinë e mesme, por jo në ultësirën perëndimore. Sipas hartës që ilustrohet në vijim, reshjet do të vijojnë deri më datë 12.
Nga e mërkura dhe në vazhdim do të ketë kthjellime të lehta vranësirash, por në përgjithësi moti do të jetë pa reshje shiu dhe dëbore.