Turizmi në Shqipëri, këtë vit mund ta quajmë me plot gojën një dështim të madh dhe për këtë kanë përgjegjësi autoritetet përkatëse që për fat të keq menaxhohen nga patronazhistë të Rilindjes, nga kryetarët e bashkive deri tek ministria e turizmit.
Pas çmimeve të larta një problem i madh për turistët është edhe infrastruktura, që i përngjan më shumë periudhës së mesjetës sesa një vendi që ka hapur negociatat me Bashkimin Europian.
Së fundmi në redakinë e JOQ ALBANIA ka mbërritur skandali i radhës. Një vajzë shqiptare, banuese prej disa vitesh në Itali, ka vendosur që të pushonte në Vlorë me shoqet e saj. Mirëpo, pak pasi doli nga shtëpia, e reja ka përfunduar në pusetë.
Ajo ka rënë në një pusetë që nuk ishte rregulluar nga bashkia e Vlorës. Siç shihet nga pamjet qytetarja është dëmtuar shumë në pjesën e gjymtyrëve, kokës dhe legenit. E reja ka shkuar me urgjencë në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm.
Ajo bën thirrje që bashkia apo institucionet përkatëse të marrin masa dhe të mos dëmtohen pushues të tjerë, teksa për momentin shoqet e saj kanë vënë disa gura. .