Qytetarët ‘cuditen’ nga ajo që shohin, ndodh fenomeni i pazakontë në bregdetin e Shëngjinit

Gripi i shpendëve po bën kërdinë në vendin tonë pasi më shumë se 1 milion pula kanë ngordhur në shumë pak kohë.

Pas ngordhjes së tyre ka patur shumë paqartësi në lidhje me groposjen pasi rreziku i përhapjes së sëmundjeve nga pulat e ngordhura është shumë i madh. Ministria e Bujqësisë ka sevirur për mediat pamje të groposjes së pulave në disa zona në Durrës por duket se jo të gjitha janë groposur ashtu siç duhet.

Ditën e sotme kanë mbërritur pamje skandaloze nga bregdeti i Ranës së Hedhun në Lezhë. Në pamjet e mëposhtme mund të shihni se si pulat e ngordhura iu kanë zënë vendin peshqve apo breshkave që pretendohet të dalin nga deti.

Pamje të tilla janë skandaloze duke ditur se plazhi frekuentohet nga qytetarë të shumtë gjatë këtyre ditëve që moti është i mirë por edhe për faktin se edhe pak pritet të hapet sezoni turistik. Shpresojmë që pas këtyre pamjeve skandaloze shteti të reagojë para se të jetë tepër vonë.